Lajmet e fundit
Në Provimin e Maturës s’ka ulje të kriterit të kalueshmërisë

Në Provimin e Maturës s’ka ulje të kriterit të kalueshmërisë

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), pas mbledhjes e mbajtur sot, njofton se nuk ka ulje të kriterit të kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore 2015.

“Duke qenë se gjatë ditës kanë qarkulluar të pavërteta lidhur me pragun e kalueshmërisë, sidomos në rrjetet sociale, KQShM bën të ditur se pragu i kalueshmërisë mbetet i njëjtë, pra 50 për qind, ose 100 pikë”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Arsimit.

Kryetari i KQShM-së, Azem Guri iu bën thirrje drejtorive komunale të arsimit dhe drejtorëve të shkollave që të mos bien pre e kësaj të pavërtete.

“Çdo veprim që është jashtë rregullave të përcaktuara nga KQShM, nuk do të jetë i vlefshëm”, përfundon njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.