Lajmet e fundit
Në  Rektorat nuk lejohet të hyjë Rektori

Në Rektorat nuk lejohet të hyjë Rektori

Rektori i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu ka tentuar të hyjë në vendin e tij të punës por pasi hyrja është bllokuar nga kandidatët për studentë ë degës së Farmacisë dhe Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, ai është kthyer duke mos tentuar të largohen ata.

Ai u ka thënë protestuesve se nuk mban përgjegjësi për këtë çështje, pasi sipas tij, ata nuk janë ankuar.Po ashtu, asnjë punëtor i administratës nuk është lejuar të hyjë në objektin e rektoratit. Kurse, protestuesit kanë thënë se do të qëndrojnë në hyrje të rektoratit tërë ditën. /KosovaPress/

……………………………..

Kandidatët për studentë bllokojnë Rektoratin

30 kandidatët për studentë të degës së Farmacisë dhe Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë janë të vendosur që sot të mos lejojnë futjen në objektin e rektoratit të asnjë punëtori.

Ata kanë kaluar natën të ulur pranë derës së rektoratit dhe po kërkojnë që të respektohet vendimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të datës 6 korrik të këtij viti, ku thuhej se në fakultetin e Stomatologjisë do të pranoheshin 70 studentë, ndërsa në atë të Farmacisë 50.

Por, Por kjo nuk vlejti. Rektori Ramadan Zejnullahu disa ditë pas këtij vendimi, numrin e zbriti në 50 në Stomatologji, ndërsa në 40 në Farmaci.

Kështu, 30 studentë mbetën jashtë regjistrimit, e tani po kërkojnë nga rektori zbatimin e vendimit të MAShT-it.

KosovaPress, ka qëndruar në orët e mbrëmjes në oborrin e rektoratit, ku edhe ka marrë reagimet e kandidatëve për studentë. E po ashtu po qëndron edhe sot për të parë nga afër rrjedhjen e kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.