Lajmet e fundit

Në shtëpitë e VIP-ave, ja ku janë ndezur dritat e festave (Foto)

Si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri e Kosovë ka filluar prej ditësh atmosfera e festave, jo vetëm me dritat e ndezura nëpër rrugët dhe institucionet kryesore të qytetit, por edhe në strehëzën e vogël, në shtëpi.

Disa nga personazhet e njohur kanë postuar foto nga dekori festiv në shtëpitë e tyre: një pjesë nga ata që kanë fëmijë, i kanë ndezur dritat qysh në ditët e fundit të nëntorit, përfshirë edhe Ledion Liçon, ndërsa të tjerë kanë treguar këtë pjesë nga dekori i tyre.

vipa1

Shikoni këto foto.

145003102012292903_1670632626555393_669936847_n.jpgfaqe

Ledion Liço është ndër të parët që ka i ndezur dritat e festës dhe ua ka bërë zili të gjithëve me pemën e Krishtlindjeve, madje edhe mikeshave më të afërta, Arbanës dhe Xhemit, të cilat, siç kuptohet nga komentet në profilin e tij, u bënë pjesë e një “komploti” për t’i fikur dritat, që përurimit të pemës t’i humbte shkëlqimi.

1450031015amaris4.jpgfaqe

Sonila Meço dhe Amaris, këtë vit kanë zgjedhur që dritat e festës t’i ndezin fillimisht në shtëpinë e gjyshes, sepse, siç shkruan Sonila në profilin e saj, “në shtëpinë e gjyshes Viti i Ri vjen më shpejt.”

1450031004irenakita.jpgfaqe

Irena Kita dhe vajza e saj, Sophie, kanë po ashtu kohë që e kanë vendosur pemën. Duke iu përshtatur dy biondeve, edhe pema nuk kishte si të bënte përjashtim – e bardha është ngjyra mbizotëruese e dekorit të saj.

1450030993eliazaharia.jpgfaqe

Princeshë Elia Zaharia është e njohur për dashurinë dhe dobësinë që ka për kafshët. Qeni, me sa duket, e ka ndihmuar për dekorin e pemës: “Ne e bëmë gati pemën, po ju?” – shkruan ajo në profilin e saj.

1450030984amarda.jpgfaqe

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, tani kanë një ndihmës të vogël për dekorin e festave në shtëpi. Në një video që Ami ka postuar disa ditë më parë, duket pema me drita shumëngjyrëshe: “Sonte po flemë kështu”,- shkruan Ami.

1450030970ledina2.jpgfaqe

1450030955ledina.jpgfaqe

Ledina Çelo, tashmë gjithçka e lë në dorë të fëmijëve, të cilët e kanë dekoruar shtëpinë anekënd me dekoret e festës. Mami Ledina mbikëqyr, por nuk ka asgjë për të bërë përveç fotove – gjithçka është perfekte.

1450030935eminacunmulja.jpgfaqe

 

Modelja e njohur Emina Çunmulaj, këtë fundvit po e përjeton më shumë se çdo vit tjetër. Së shpejti, ajo do të jetë nëna e një vajze dhe për këtë arsye kjo periudhë e bukur për të gjithë, për të është dyfish e tillë. Disa ditë më parë, Emina ka postuar një foto ku duken qirinjtë e ndezur dhe tre të mbeturit deri në natën e fundit të vitit.

1450030922aurelahoxha.jpgfaqe

Aurela Hoxha, këtë vit ka gjetur një shok të ri që jo vetëm i shërben si dekor, por i bën edhe shoqëri. Bashkë me këtë arush të bardhë, simbol të festës, Aurela tregon një copëz nga shtëpia e saj e zbukuruar.

1450030912cili.jpgfaqe (1)

Çiljeta dhe Fernando, ah këta të dy! E kanë mbushur shtëpinë plot me dhurata, me ngjyra dhe me drita. Një atmosferë e vërtetë: “Ne kemi Babo Natalen më të mirë në botë, që sot na ka sjellë dhurata pa fund. Mezi po pres derisa t’i hap për Krishtlindje për Fernandon”, – shkruan Çili. Po a do të presë dot Fernando deri atëherë?

1450030907blero.pngfaqe

Pavarësisht se Tara, vajza e Bleros dhe Teutës, jeton me të ëmën, këtë vit ka zgjedhur që pemën ta zbukurojë me të atin. Së bashku me të bijën, edhe Blero disa ditë më parë ka postuar këtë foto për të përcjellë më shumë atmosferë festash.

Leave a Reply

Your email address will not be published.