Lajmet e fundit
Në Tetor nisin grevat në arsim

Në Tetor nisin grevat në arsim

Sindikatat e arsimit paralajmërojnë fillimin e grevave në shkolla dhe në universitete në muajin tetor. Qeveria, sipas krerëve të sindikatave, nuk i ka realizuar kërkesat e tyre.

Sindikalistët e arsimit paralajmërojnë fillimin e grevave prej muajit të ardhshëm, pasi që Qeveria e Kosovës, siç thonë ata, nuk po i realizon kërkesat e tyre.

Drejtuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) gjatë muajit shtator kanë deklaruar se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, prandaj nuk e përjashtojnë as grevën si formë e presionit ndaj Qeverisë.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj, në një deklaratë  ka paralajmëruar organizimin e grevave në sistemin arsimor.

“Kanë mbetur dhe shumë kërkesa tjera të parealizuara dhe që janë parashtruar gjatë këtij viti e viteve të mëparshme për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve në arsim”.

Ai ka thënë se në muajin tetor do të mblidhet Këshilli Drejtues i kësaj Sindikate dhe do të marrë vendim rreth grevës.

“Në nivel lokal janë dy çështje që nuk i kanë zgjedhur, po paraqiten sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por, komunat e Kosovës kanë marrë obligim që 70 për qind të pagesës së udhëtimit t’i kompensojnë për mësimdhënësit, si dhe të paguhen po ashtu dhe tri pagat me rastin e pensionimit për punëtorë të arsimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.