Gjatë protestës për ajër të pastër në Tetovë nga protestuesit para komunës së Tetovës është qëlluar me vezë edhe gazetari i Telegrafit, Elmedin Memishi.
Gjithashtu, përveç gazetarit të Telegrafit është goditur edhe objekti i Komunës së Tetovës me vezë, gur dhe gjësende tjera. Gazetari Memishi thotë ‘ka qenë goditje nga turma duke bërë fotografi. Nuk ka qenë diçka me qëllim, pjesë e punës’. /Telegrafi/