Lajmet e fundit

Në Ticë digjet stalla me gjithë bagëti

Një banori të fshatit Ticë të komunës së Skënderajt i është djegur stalla e tij me bagëti dhe me ushqime për kafshë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur stalla e tij, dy gjedhe, një traktor, 800 kilogramë grurë dhe rreth 800 duaj ushqime bagëtish.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.