Me 9 vota për, 10 vota kundër dhe 4 abstenime deklarata kundër Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë (Zajednicës) dhe demarkacionit me Malin e Zi nuk ka kaluar në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë, edhe pse me disa vështirësi ka hyrë si rend dite.
Kjo pikë e rendit të ditës është votuar nga këshilltarët e VV-së, Nisma-s për Kosovën dhe AAK-së, por nuk i ka marrë votat e mjaftueshme sepse në pjesën e dytë të seancës këshilltari Vehbi Rama i AAK-së nuk ka qëndruar për votim, raporton “rtviliria”.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së dega në Viti, Samet Idrizi, ka deklaruar se abstenojnë dhe do të qëndrojnë neutral lidhur me këtë pikë, ndërsa njëri prej këshilltarëve të kësaj partie, Visar Demiri ka votuar për deklaratën.
Këshilltarët e LDK-së kanë votuar kundër.