Një nënë nga Afrika e Jugut ka publikuar faqen e internetit të njoftimeve “Gumtree” këtë njoftim “Shes fëmijën 19 muajsh për 330 euro”. Gruaja është arrestuar dhe rrezikon një dënim për akuzën e trafikut të qenieve njerëzore.
Sipas medieve të huaja, ngjarja ka ndodhur në Pietermaritzburg të Afrikës së Jugut dhe njoftimi është raportuar tek forcat e rendit. Agjenti Hangwani Mulaudzi bëri sikur është i interesuar në blerjen e fëmijës dhe bëri të mundur arrestimin e nënës.
Pasi u kap në flagrancë, gruaja u justifikua duke thënë se nuk ishte në gjendje që të kujdesej për vogëlushin. Sipas një asistenti social: “Ky rast flet për një dëshpërim të thellë të grave të shoqërisë tonë. Janë të detyruara që të kryejnë akte të tilla tronditëse, sepse nuk kanë asnjë mbështetje dhe ndihen të vetmuara. Në mënyrë paradoksale duhet të jemi mirënjohës sepse kjo grua zgjodhi të shesë fëmijë e saj, në vend që ta dëmtojë atë”.
Nëna tani rrezikon që të dënohet për trafik të qenieve njerëzore dhe ndërkohë që fëmija iu dorëzua punonjësve socialë.