Për lirimin e Ballist Morinës i cili u arrestua një ditë para ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë ka filluar një peticion me moton Liri dhe drejtësi për Ballist Morinën.
Hapat për ta nënshkruar peticionin janë shumë të thjeshtë vetëm klikoni në linkun më poshtë dhe jepni disa të dhëna .
I nderuari president i Republikës, zotëri Bujar Nishani
I nderuari kryeministër i Republikës, zotëri Edi Rama
prangosja e zotëri Ismajl Morinës – Ballistit në prag të përballjes së kombëtares sonë me Serbinë, ka shkaktuar indinjatë të thellë te të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen. Duke e konsideruar prangosjen si hakmarrje politike, e cila pasoi mungesën e mbrojtjes institucionale karshi dhunës dhe kërcënimeve për likuidimin e Ballist Morinës nga shërbimet serbe të inteligjencës, ne, nënshkruesit e këtij peticioni, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zotëriut Ismajl Morina – Ballisti.