Ndonëse i është dhënë leja për t’i vizituar komunat veriore të vendit, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk respektoi shtetin e Kosovës.
Ai bëri deklarata politike, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës.
Vuçiq tha se gjiganti metalurgjik ‘Trepça’ është e Serbisë dhe do të diskutohet për të në Bruksel.
Partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se kryeministrit serb, Vuçiq me deklaratat se ‘Trepça’ dhe ‘Ujmani’ janë asete të Serbisë ka ndërhyrë në sovranitetin e Kosovës.
Prandaj, sipas tyre, Vuçiqit në të ardhmen nuk duhet t’i lejohet hyrja në vend, të cilën gjë nuk e ka bërë deri më tani Qeveria e Kosovës. /Zëri/