Louis van Gaal, mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Manchester United, nëse nuk fiton dy ndeshjet e ardhshme.
E ardhmja e trajnerit holandez tek United, është e varur në fije të perit, pasi që kriza te 20 herë kampionët e Anglisë, sa shkon thellohet.
Eliminimi nga Liga e Kampionëve, dhe disfatat rresht nga dy skuadrat e rikthyera në elitë, Bournmeouth dhe Norwich City, kanë vënë në dyshim të madh të ardhmen e trajnerit holandez, transmeton KosovaPress.
Siç raportojnë mediat në Angli, Van Gaal ka vetëm edhe dy ndeshje, për të shpëtuar punën e tij, ose në të kundërtën mund të shkarkohet.
Në dy ndeshjet e ardhshme, Manchester United do të përballet me Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit dhe kampionët aktualë, Chelsean.