Lajmet e fundit

Nesër do të jetë seancë shumë e tensionuar. Koalicioni dhe opozita me skenarë!

Edhe seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës do të jetë mjaft e tensionuar. Gazeta Blic ka marrë vesh se të dyja palët kanë përgatitur edhe skenarët e tyre.

“Do te jetë një nga seancat më të tensionuara që prej kur ka filluar kjo krizë politike në vend. Arrestimet e deputetëve të opozitës, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albin Kurti, ka bërë që tri partitë opozitare të rebelohen edhe më shumë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi brenda opozitës ka theksuar se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë zhvillimin e seancës së nesërme.

“Do ta shihni se si do ta bllokojmë seancën”, ka thënë ky burim, duke mos përjashtuar as përdorimin e gazit lotsjellës, pavarësisht rrezikut që të arrestohen nga ana e Policisë së Kosovës.

“E kemi skenarin tonë, të cilin do ta mësoni nesër”, tha ky burim.

Në anën tjetër, një burim brenda PDK-së ka theksuar se me , tha ky burim.

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi i ka thënë Gazetës Blic se thirrja e seancës nuk i kontribuon qetësimit të situatës.

Thirrja e seancave nga kryesia e Kuvendit para se të zgjidhet kriza politike në të cilën e kanë sjellë vendin këto dy marrëveshje, nuk i kontribuon qetësimit të situatës. Veprimet e Opozitës së Bashkuar nuk janë qëllim në vete, ato për qëllim kanë tërheqjen e marrëveshjeve, përderisa marrëveshjet janë në fuçi, nuk do të ketë as ndryshim të qasjes së Opozitës së Bashkuar, ka theksuar ai.

Në anën tjetër, një burim brenda PDK-së ka theksuar se me çdo kush do të mbahet seanca. Nëse opozita do ta bllokoj sallën ku mbahen seancat plenare, atëherë seanca do të zhvillohet në sallën e improvizuar.

“E kemi planin B, nëse opozita do të përdor gazë lotsjellës apo do ta bllokoj në ndonjë formë seancën e nesërme, ku do të shkojmë në sallën e improvizuar, ku janë zhvilluar dy seanca”, tha ky burim.

Ky burim brenda PDK-së nuk e ka përjashtuar mundësinë që nëse opozita do të përdorë gaz lotësjellës edhe të ketë arrestime të deputetëve.

Në anën tjetër, në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic, shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se pavarësisht paralajmërimit të opozitës për bllokim të punës së Kuvendit, seancat nuk do të ndalen.

“Kuvendi po vazhdon t’i kryejë detyrat e tij sipas agjendës dhe planit vjetor të punës që ka, pavarësisht se ka tendenca për ta bllokuar Kuvendin dhe për ta shpërfaqur si bllokim ta jetës institucionale në Kosovë. E thashë më lart, se kjo nuk ekziston dhe s’ka arsye të vazhdohet me tendenca të tilla. Kuvendi do ta vazhdojë  punën e tij siç e ka në agjendë. Këtë po e kërkon nevoja e Kosovës për integrim dhe zhvillim ekonomik, si dhe po e kërkojnë miqtë tanë ndërkombëtarë, në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë ta ndihmojnë Kosovën, në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit të githëmbarshëm dhe fuqizimit të shtetit, si brenda ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Kryesia e Kuvendit për nesër ka paraparë 35 pika të rendit të ditës. Partitë opozitare edhe publikisht kanë paralajmëruar bllokim të seancës së Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës tash e sa kohë nuk po mund të funksionoj normal, për shkak se partitë opozitare po këmbëngulin në tërheqjen e dy marrëveshjeve të arritura me Serbinë për Asociacionin e Komunave dhe atë me Malin e Zi për Demarkacionin, për shkak se konsiderohen si të dëmshme për vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.