Lajmet e fundit

Nesër Kuvendi me dy seanca

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do t’iu adresohet nesër deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës ka dërguar një njoftim me anë të së cilit njoftohet se nesër në orën 11 do të ketë seancë plenare me vetëm një pikë të rendit të ditës, ku presidentja Atifete Jahjaga do të mbajë fjalimin vjetor.

Por në komunikatë nuk bëhet e ditur nëse do të ketë vazhdim të seancës e cila është ndërprerë në orët e vona të së hënës.

Megjithatë burime të KosovaPress bëjnë të ditur se pas fjalimit të presidentes që pritet të zgjasë afër gjysmë ore, do të ketë një pauzë gjysmë orëshe deri në orën 12, dhe më pas do të vazhdojë punimet seanca e cila u la në gjysmë të hënën pak para mesnatës.

Në këtë seancë pritet që të diskutohet për emërimin e anëtarëve të Bordit të AKP-së.

Opozita ka paraljamëruar se nuk do ta pengojë fjalimin e presidentes por pakënaqësitë e saj do t’i shpreh në forma tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.