Lajmet e fundit

Nesër lirohen aktivistët e Vetëvendosjes, që protestuan për Donika Kadaj – Bujupi

Këtë lajm e ka konfirmuar avokati i Lekaj dhe i të pandehurëve të tjerë, Nikë Shala, i cili bëri të ditur se të njëjtit do të mbrohen në liri.

Sipas tij, gjyqtari i kësaj çështje ka vepruar drejtë pasi që në bazë të provës materiale – CD, shihet qartë se klienti i tij, Lekaj, nuk ka kryer ndonjë vepër penale.

Djali i deputetetit të AAK-së, Pal Lekaj, ishte arrestuar më 18 nëntor gjatë protestave kundër arrestimit të Donika Kadaj-Bujupi.

Të njëjtit i’u ishte shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

– See more at: http://lajmi.net/neser-lirohen-aktivistet-e-vetevendosjes-qe-protestuan-per-donika-kadaj-bujupi/#sthash.IpsbqfPK.dpuf

Leave a Reply

Your email address will not be published.