Lajmet e fundit

Nesër marsh në Suharekë “Ndal krimit dhe dhunës ndaj gruas”

Mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës fillore “Destan Bajraktari” do të marshojnë paqësisht nëpër qendër të qytetit për t’i thënë “ Ndal krimit dhe dhunës ndaj gruas”.

Në rrjetin social Facebook bëhet e ditur se marshi do të nis nga shkolla “Destan Bajraktari” me parakalim nëpër qendër të qytetit me slloganin: Dhuna realitet! Vepro tani! Nesër është vonë!

Nga shkolla marshi do të vazhdojë për tek Qendra për Punë Sociale pastaj vazhdojmë për te Kuvendi Komunal dhe Gjykata, dhe përfundojmë marshin duke qëndruar para Stacionit policor në Suharekë.

“Të prekur thellë me rastin e fundit që ndodhi në qytetin tonë, pasi e ndjera (viktima) ishte nëna e tre nxënësve të shkollës sonë, në shenjë respekti dhe solidarizimi për familjen në fjalë i ftojmë gratë, të rinjtë e të rejat, veçanërisht burrat t’i bashkohen këtij marshi, për të treguar që dhuna e ushtruar ndaj grave, motrave, bijave është krim dhe vepër penale”, thuhet në njoftim.

Marshi në Suharekë organizohet pasi të premten është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj 39 vjeqarja Zejnepe Berisha./Kosovanews/

Leave a Reply

Your email address will not be published.