Lajmet e fundit

Nesër mblidhet Kuvendi, por jo për zgjedhjen e presidentit

KuvendiKryesi e Kuvendit të Kosovës ka thirrur për nesër seancën e parë të sesionit pranveror të legjislativit.
Por, me gjithë pritjet dhe paralajmërimin e opozitës së bashkuar se në këtë mbledhje mund të përfshihet në rend të ditës edhe zgjedhja e presidentit të vendit, bëhet e ditur se kjo nuk do të ndodhë. Së paku në rendin e ditës, dërguar deputetëve për këtë mbledhje, një pikë e tillë nuk parashihet.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës përmes një njoftimi për medie, ka bërë të ditur rendin e ditës, me këto pikë:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-237 dhe me Ligjin nr.05/L-068,
5. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,
6. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huas,
7. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK,
8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për zhvillim për realizimin e Projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit,
9. Votimi i Propozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënësve,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
14. Shqyrtimi i Parë i Projektligjit për Kundërvajtje,
15. Shqyrtimi i Parë i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
16. Shqyrtimi i Propozim-Rregullores për procedurat e zgjedhjes dhe shkarkimit të Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit,
17. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin,
18. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Policinë,
19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspekcionin Bujqësor,
20. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2016,
21. Zgjedhja e një (1) anëtari në Këshillin Gjyqësor të Kosovës,
22. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Opozita e Bashkuar, dje, në përfundim të protestës, thirri aktivistët e saj të jenë para Kuvendit për të kundërshtuar zgjedhjen eventuale të presidentit të vendit, për postin e të cilit kandidatë i vetëm është kreu i PDK-së, Hashim Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.