Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë reaguar ashpër ndaj intervistës së kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhënë ditë më parë gazetës austriake Der Standard.
Në këtë intervistë ndër të tjera Muhaxheri ka thënë se “do të duhen më shumë se 20 vjet, që kuadrot e UÇK-së të zhduken nga politika”.
Në këtë intervistë Muhaxheri ka folur edhe për ish-komandantin Ramush Haradinaj, duke ia ngarkuar atij vrasjet që kanë ndodhur gjatë luftës.
OVL e UÇK-së thotë se kanë “të gjitha akuzat dhe proceset gjyqësore ndaj luftëtarëve, që nga përfundimi i luftës së UÇK-së, e që fatkeqësisht po vazhdojnë edhe sot, kanë qenë dhe janë të motivuara politikisht, të ardhura nga akuzat e pushtuesit serb dhe kolaboracionistët shqipfolës”.
Protesta e nesërme do të zhvillohet nga ora 12;00 në sheshin ‘Shkelzen Haradinaj’.