Terminali ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë, ndërkaq kostoja e investimeve është rreth 130 milionë euro. Aeroporti i ishte dhënë me koncesion konsorcumit turko-francez “Limak Aeroport de Lyon”, në vitin 2010, për periudhën 20-vjeçare. Kapaciteti i aeroportit është për 3 milionë e 200 mijë udhëtarë në vit.
Në kontratën e koncesionimit ishte paraparë që të bëhen investime dhe të ndërtohej një terminal i ri, që fillimisht ishte përcaktuar ta ketë një sipërfaqe prej 27 mijë metra katrorë, por investitori e ka zgjeruar në 42 mijë metra katrorë. Në hyrje të terminalit është përmendorja e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit, emrin e të cilit mban aeroporti. Terminali e ka edhe parkingun, në të cilin mund të akomodohen mbi 1 mijë e 700 automjete.