Protesta e studentëve ka përfunduar për sot ndërkaq që është paralajmëruar që ditën e nesërme do të vazhdohen përsëri.
Protestës së studentëve të Parlamentit Studentor i është bashkuar edhe Grupi i Pavarur i Studentëve që është mbajtur para Rektoratit.
Agjent Softoli nga Grupi i Pavarur i Studentëve, para studentëve ka thënë se studentët tashmë janë të bashkuar më shumë se kurrë më parë deri në realizimin e kërkesave.
“Do të vazhdojmë aktivitetet së bashku për realizimin e kërkesave tona. Studentët janë të bashkuar si kurrë më parë dhe të vendosur për kërkesat e tyre”, ka thënë Softoli
Egzon Daku, kryetar i Parlamentit Studentor, në protestën që po mbahet para rektoratit ka thënë se prej nesër studentët do të bllokojnë që të gjitha njësit akademike, deri në realizimin e kërkesave.
“Që nga nesër do të fillojmë me bllokimin e e njësive akademike. Nuk do të ketë mësim deri sa të miratohen kërkesat tona. Kërkojmë edhe nga qeveria që të reflektojë, kjo situatë është degraduese”, ka thënë Daku.
Ndërkaq që studentët janë duke kërkuar nga rektori të dalë e të u kërkojë falje.
Studentët tentojnë të hyjnë në Rektorat, pengohen nga Njësia Speciale (Foto)
E plotësuar: Studentët tentojnë që të kalojnë përmes hapësirave të Rektoratit, mirëpo policia ka ndërhyrë dhe i ka penguar ata.
Studentët janë duke kërkuar që policia ta lirojë hapësirën, duke brohoritur: “Polica Jashtë”.
Studentët: Nuk do t’i ndalim protestat deri në realizimin e kërkesave (Foto)
Egzon Daku, kryetar i Parlamentit Studentor ka thënë se sot po protestohet jo kundër dekanëve e as individëve por për vlerësim objektiv.
“Bëj apel për protestë paqësore e dinjitoze. Sot filloi, por kjo nuk do të jetë ndalesa e fundit”, ka thënë Daku.
Rifat Krasniqi, nga Parlamenti Studentor ka thënë se afati i tetorit të jetë me dy provime siç ka qenë gjithmonë.
Ndër të tjera Daku ka thënë që kërkesat tona janë që afati I tetorit te jetë me dy provime.
“Kërkesa tona janë që afati i tetorit të jetë me dy provime, siç ka qenë gjithmonë. Kusht tjetër është afati i absolventave të jetë sic ka qenë më herët, pasi absolventat nuk kanë obligim të dëgjojnë ligjëratat, dhe mund t’i nënshtrohen provime si më herët që të kryejnë më herët studimet”, ka thënë ai.