Djali i tyre Kristian Leka 24 vjec humbi jetën sëbashku me dy persona të tjerë, një prej tyre një fëmijë 10-vjecar pasi u përplasën nga një makinë gjatë natës së Halloweenit në Bronx. Viktimat u tërhoqën zvarrë nga automjeti ‘Dodge Charger’ që drejtohej nga 52-vjecari Howard Unger. Makina doli nga rruga dhe hipi mbi trotuar duke marrë përpara turmën me njerëz që festonin Halloween.
Viktimat ishin, Kristian Leka 24 vjec, Louis Perez, 65 vjec dhe një vogëlushe e quajtur Nyanna Aquil. Të tre u deklaruan të vdekur në spital.
Mësohet se Kristiani mori plagë të rënda teksa tentoi të shpëtonte motrën e tij të vogël Fiona, 10 vjeç. I riu humbi jetën nga plagët rrugës për në spitalin, Jacobi.
Ngjarja
Një rrugë e qytetit të Bronx-it, e mbushur përplot më fëmijë me maska dhe veshje arakteristike të Hallowen është kthyer në një skenë të vërtetë të jetës horror të shtunën pas dite, kur një makinë “kaloi” mbi një grup fëmijësh dhe prindërit e tyre të moshave të ndryshme, thotë sot shtypi njujorkez.
Media e Nju Jorkut, thotë se të vdekur janë tre persona, duke përfshirë fatkeqësisht edhe një djalë shqiptarë 24 – vjeçar, dhe duke lene te plagosur tre persona përfshirë edhe një 21 vjeçare shqiptare Greta Leka.
Kristian Leka, 24 vjeçar humbi jetën për të shpëtuar motrën e tij të vogël Fiona, 10 vjeç – teksa u godit nga makina dhe u deklarua i vdekur nga mjekët gjatë rrugës për t’u transportuar në spitalin Jacobi.
“Makina doli shumë shpejt nga rruga dhe ai e shtyu të motrën duke ia shpëtuar jetën asaj”, tha xhaxhai tij, Lulsh Leka , 64 vjeç për gazetën Daily News.
Motra e vogël Fiona Leka 10 vjeçe, pësoi nga ky incident një krah të thyer, tha Lushi. Ai shton se vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Zyrtarët e policisë nga New York thonë se incidenti ndodhi, dje pas dite gjatë festimeve të Halloween në një lagje të Bronxit – Morris Park ( një nga lagjet më të populluara me shqiptarë në qytetin e Bronxit) dhe, sipas tyre, tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë u plagosën.
Incidenti me pasoja tragjike, sipas policisë, ndodhi pasi një automjet – doli nga rruga në një trotuar në Morris Park, dhe goditi një grup fëmijësh me prindërit e tyre, të cilët kishin dalë në shëtitjet tradicionale në grup me fëmijët e tyre, që bartnin kova në formë kungull të verdhe- përgjatë trotuarit të rrugës në Morris Park Ave, rreth orës 04:50 pm. Te vegjlit po kendonin “trick-or-treaters”.
Autori, Unger me makinën e tij u përplas fillimisht me një makinë të parkuar Toyota ngjyrë e zezë dhe më pas doli nga rruga në trotuar derisa u ndal në një gardh.
Policia tha se po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Nuk dihet nëse autori ka pësuar ndonjë problem në zemër në momentin e drejtimit të automjetit apo ka pasur probleme mendore. Gjithcka pritet të zbardhet në orët në vijim. /Bw