Lajmet e fundit

Nexhat Demaku i kundërpërgjigjet ministrit Hoti

Kryetari i Komunës së Drinasit, ka deklaruar se është çuditur me deklaratën e ministrit, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se kanë kërkuar para aq sa kanë bërë planifikime dhe nuk kanë bërë asnjëherë gabime.

“Unë jam habitur me deklaratën e ministrit Hotit. Ai vet ka qenë nënkryetar i Komunës. Ai e ka kundërshtuar një gjë të tillë vet. Komunat nuk duhet të kufizohen në planifikimin e buxhetit. Vetëm 220 mijë euro në subvencione për 2016 janë pak. Ne jemi Komunë që kemi 5600 hektarë vetëm në ujitje. Kemi kërkesë që të financohen fermerët. Në kulturë, pastaj i kemi klubet sportive, projektin e lehonisë me 100 euro për çdo lindje. Rreth 100 mijë euro na duhen që të subvencionohen ky projekt. Më ka ardhur keq prej deklaratës së ministrit që ka thënë keni bërë gabime. Të gjitha i kemi kryer me kohë. Nuk kemi bërë gabime. Ne s’kemi kërkuar më shumë, kemi kërkuar vetëm sa kemi planifikuar. Kemi planifikuar t’i zvogëlojmë mallrat dhe shërbimet dhe të rriten subvencionet. I kemi kërkuar 600 mijë euro për subvencione. Besoj se do të kalojë buxheti”, tha Demaku.

Këto komente i pari i Drenasit i bëri në emisionin “Euro Tribuna” në televizionin Tribuna Channel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.