Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka goditur kryeministrin e vendit, Isa Mustafa i cili ka thënë se nuk do të ketë liberalizim të vizave, ai do ta ndërpres dialogun. Sipas Spahiut, ky është një idiotizëm kulmor i kryeministrit.
Lexojeni të plotë reagimin e Spahiut:
Kushtëzimi i vazhdimit të dialogut me liberalizim vizash nga ana e Kryeministrit të Kosovës, është idiotizëm kulmor.
Nuk do të kishte fare bisedime ne Bruksel sikur Perëndimi (SHBA e Bashkimi Evropian) nuk do t’i bënin presion Beogradit. Dialogu me Beogradin është interes i Kosovës. Është tjetër gjë që Qeveria e Kosovës, nuk po di ta shfrytëzojë këtë, e për më tepër po nxjerr rezultate negative prej këtij dialogu. Kjo është sikur një studenti që i jepet bursa dhe mundësia për të studiuar, por në vend se ta shfrytëzojë këtë mundësi, ai jo vetëm që nuk kryen fakultet dhe e harxhon kohën kot po edhe sjellë bela në shtëpi.