Lajmet e fundit

Nexhmi Ganiu: Serbët janë popull tribalo-ilirë, urgjent Kosova ta kërkoj autoqefalinë e kishës ortodokse

I ftuari i sotëm në emisionin Rrokum Roll, në Rrokum TV, ishte Nexhmi Ganiu, professor i historisë.

Çështja që u diskutua, ishte tema e UNESCO-s dhe anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.

Professor Ganiu, e sqaroi faktin se pse UNESCO selinë e ka në Paris të Francës, derisa ky vend, vlerat e njerëzimit i ka dhënë pas revolucionit borgjez-francez.

“Franca është qendër e te gjitha zhvillimeve të Renesansës. Të gjitha vlerat demokratike që sot i ka bota, janë prej postulatave borgjeze-franceze”, tha historiani Ganiu.

“Republika e Kosoves s’ka shkue me hapa te duhun shkencor n’UNESCO”, ishte i bindun Ganiu. “Ndoshta ka me ardhe dita kur na kemi me i tregue botes qe edhe na kemi prejardhje ilire”, tha Ganiu lidhun me historinë shqiptare.

“Deri në shekullin XVIII, Ballkani ka folë shqip”, tha historiani Ganiu. “Serbët jane tribalo-ilirë”, vlerësoi profesor Ganiu.

“Na duhet që mbas anëtarësimit ne UNESCO, me kerkue autoqefaline”, tha Ganiu tue shtue se “nji delegacion nga Kosova duhet me shku në Patrikan te Stambollit për me kërkue autoqefalinë për kishat ortodokse ne Kosovë”.

“Në qoftëse s’ke qefali, s’ke edhe shtet”, u shpreh i bindun Ganiu.

“Na kur s’kemi shkencë, e shndërrojmë adhurimin në politikë e mitologji. Arkivat e Beogradit e kane krejt strubstraktin shqiptar. Në marrëveshjen e vitit 1792, Rusia e mori të drejtën nga Perandoria Osmane për me u kujdes për të krishtenët”, tha mes tjerash historiani Nexhmi Ganiu.

https://www.youtube.com/watch?v=r1hk90oPnkk

Leave a Reply

Your email address will not be published.