Luis Enrique ka thënë se spekulimet për një transferim të mundshëm të Neymarit tek Real Madridi janë krejtësisht të pavërteta.
Kapiteni i Brazilit është i lidhur me një kalim sensacional nëë Santiago Bernabeu, por spanjolli i ka mohuar të gjitha.
Raportet në Spanjë thonë se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vendosur ta blejë sulmuesin, siç pati bërë me Luis Figon në vitin 2000.
Kontrata e Neymarit me Barçën skadon në vitin 2018, ndërsa negociatat për renovimin e saj vazhdojnë, Luis Enrique ka mohuar largimin e mundshëm të brazilianit.
“Të gjitha janë thjesht thashetheme”.
“Skuadra është unike dhe për momentin nuk jemi duke menduar për këto gjëra”.