Kriza politike në Kosovë është duke krijuar mundësi edhe për prodhimin e shumë krizave të tjera.
Përveç që prek drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik të vendit dhe administratën publike, kriza politike në Kosovë mund të prek edhe sektorin e sigurisë, që është një çështje vitale për një shtet.
Burim Ramadani, ligjërues i lëndës për çështje të sigurisë, thotë se kriza politike në të cilën Kosova është duke u thelluar, paraqet probleme për sigurinë publike dhe të përgjithshme.