Me 1 nëntor 2015 policia e Kosovës ka pranuar një informatë lidhur me një rastë të raportuar si “vetëvrasje” që kishte ndodhë në fshatin Tërpezë Komuna Viti.Por, në vazhdim të hetimeve lidhur me ngjarjen konkretisht pas kryerjes së obduksionit të trupit të pa jetë të viktimës janë konfirmuar dyshimet se vdekja e të ndjerës femër e mitur e moshës pesmbëdhjetë vjeçare, nuk është aksidentale, por kjo mund të jetë shkaktuar nga ana e një personit tjetër.
Sipas tij, pas intervistave me dëshmitarët dhe të dyshuarin në fjalë gjatë ditës së sotme, lënda për procedurë të mëtutjeshme do ti dërgohet Prokurorisë Themelore në Gjilan –Departamenti i Krimeve të Përgjithshme. /2L ONLINE/