Në Kinë sot përfundon zyrtarisht “politika e një fëmije”, pasi ka hyrë në fuqi një ligj tjetër që lejon gjitha çiftet të kenë fëmijën e dytë, raporton agjencia kineze Xinhua
Kjo është një përpjekje e autoriteteve kineze që të përballojnë një fuqi punëtore që është në zhdukje e sipër, dhe një popullsi që po plaket me hapa të shpejtë, transmeton lajmi.net.
Kjo masë e cila ishte paralajmëruar në tetor nga partia komuniste, do të zbatohet nga 1 janari.
Gjitha çifteve të martuar do t’iu lejohet të kenë fëmijën e dytë, por ky ligj megjithatë do të vazhdojë të kufizojë ata persona që dëshirojnë të kenë më shumë fëmijë.
Për shkak të politikës së një fëmije që ishte futur në fuqi gjatë viteve të 70-ta të shekullit të kaluar, shumica e çifteve në Kinë ishin lejuar të kenë vetëm një fëmijë.
Ndërkaq, autoritetet kineze pretendojnë se kjo masë ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e shpejtë ekonomik të vendit dhe ka penguar lindjen e 400 milionë njerëzve.
Këtë masë e kanë zbatuar një komision i rreptë kombëtar, i cili gjobiste shkelësit dhe në disa raste detyronte gratë të kryejnë aborte.
Dy fëmijë kanë mundur të kenë vetëm ato familje që merreshin me bujqësi dhe blegtori, dhe atë vetëm nëse fëmija i tyre i parë ka qenë vajzë.
Si rezultat i zbatimit të “politikës së një fëmije” popullsia kineze e cila aktualisht është 1.37 miliardë banorë është duke u plakur shpejt, dhe po ekziston një çekuilibër në numrin e meshkujve dhe femrave, duke u zvogëluar kështu madhësia e fuqisë punëtore.