Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ka shkuar njëjtë sikurse seancat e fundit në parlament, me përleshje mes pozitës e opozitës, e gaz lotsjellës të hedhur nga opozitarët brenda ambienteve të Kuvendit.
Kësaj radhe në seancë të pranishëm ishin edhe pjesëtarët e sigurimit të kuvendit, ndërsa jashtë ndërtesës parlamentare, përkrahës të opozit]ës ishin grumbulluar në protestë ku më pas pati edhe një eskalim të situatës.