Lajmet e fundit
Ngritët aktakuzë për “Grupin e Drenicës”

Ngritët aktakuzë për “Grupin e Drenicës”

Ngritjen e padisë penale ndaj Grupit të Drenicës e ka konfirmuar edhe vetë EULEX-i përmes një komunikate për medie.

Koha.net merr vesh se në Grupin e Drenicës të akuzuar për krime lufte janë: Zeqir Demaku, Sylejman Selimi, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Agim Demaj, Ismet Haxha dhe Sabit Geci.

Prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij të tjerë, të njohur si “Grupi i Drenicës”.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar, Artan Çerkini. Të dyshuarit e “Grupit të Drenicës” akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile që supozohet se kanë ndodhur në burgun e Likovcit gjatë verës 1998. Po ashtu, dyshohen edhe për vepra të torturës dhe vrasjes së civilëve.

Në aktakuzë, siç mësohet, akuzohen për vrasje Sami Lushtaku, Sabit Geci dhe Sahit Jashari. Të tjerët ndërkaq, akuzohen për vepra të torturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.