Samiti Brdo –Brijoni i cili po zhvillohet në Zagreb e ku po merr pjesë edhe Zëvendëspresidenti Joe Biden, po komentohet shumë edhe për shkak të një “incidenti” ndërmjet Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar –Kitaroviq dhe atij të Serbisë Tomislav Nikoliq.
Nikolic e ka puthur Presidenten e Kroacisë duke iu imponuar dukshëm. Kjo puthje nga mediat serbe është konsideruar “puthje serbe”, pasi që sipas traditës së tyre ata puthin tri herë… në faqe!
Në këtë samit po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Më herët Indeksonline raporti se gjatë drekës, Jahjaga dhe Nikoliq janë ulur në të njëjtën tavolinë, por nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë ndërmjet veti.