Lajmet e fundit

Nikoliq: E dhimbshme kur shohim miqtë tanë se si promovojnë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, është shprehur i brengosur me shtetet që promovojnë dhe e përkrahin pavarësinë e Kosovës. Nikoliq, i cili ka pranuar kërkesën e Turqisë për ndërmjetësimin në normalizimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Ankarasë, ka thënë se është e dhimbshme për Serbinë kur miqtë e saj promovojnë pavarësinë.

“Është e dhimbshme për ne kur miqtë tanë promovojnë pavarësinë e Kosovës. Në lidhje me këtë, në mendje kam edhe Turqinë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Nikoliq ka pranuar ftesën e kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, për t’i asistuar Turqisë në mosmarrëveshjen me Rusinë.

Kjo gjë është konfirmuar sot nga zyra e presidentit të Serbisë, pas takimit të Nikoliqit me Davutoglun në Beograd, transmeton KosovaPress.

Në deklaratë thuhet se Davutoglu i ka thënë Nikoliqit se pala turke dëshiron të ketë marrëdhënie normale me Moskën. Ai po ashtu ka i ka përcjell Nikoliqit përshëndetjet e presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan dhe është shprehur besimplotë se të dy presidentët do të takohen së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.