Lajmet e fundit

Nikoliq frikohet se Serbia mund ta njoh defakto Kosovën

Presidenti serb Tomislav Nikoliq, ka deklaruar për “Vecernje Novosti, se gjitha informatat në lidhje me kapitullin e 35-të duhen të bëhen publike për opinionin.

Nikoliq këtë deklaratë e ka dhënë, pas asaj të kreut të qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, i cili një ditë më parë kishte thënë se hapja e kapitullit 35 nuk obligon njohjen e Kosovës nga Serbia.

Me këtë, Nikoliq i ka bërë me dije qeverisë serbe se duhet të jenë më e hapur dhe të tregojë se çfarë në të vërtetë u kërkohet në këto negociata, edhe nëse çështja e njohjes është kërkesë, ta bëjnë publike e jo ta mbajnë të fshehtë për opinionin.

Ai është i bindur se vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen dyshimet, duke shtuar se për çështjen e Kosovës zgjidhja më e mirë do të ishte modeli i Qipros.

“Serbia ka arritur në një fazë të re të marrëdhënieve me BE-në, në hapjen e kapitullit që është kyç dhe ndoshta faza më e gjatë e anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian. Përveç 34 kapitujve standard, Serbisë i është shtuar edhe një kapitull tjetër i rëndë, e ai është kapitulli 35. Ai i referohet Kosovës dhe do të jetë tema më e shpeshtë diskutimi, dhe shkaku i këtij kapitulli do ta kemi të vështirë me Evropën. Duhet të specifikohen gjërat se cilat nga kërkesat mund ti përmbushë Serbia, e cilat nuk mundet”, ka shtuar Nikoliq.

Nikoliq ka kërkuar nga qeveria dhe grupi negociator që të jenë të kujdsshëm nëse normalizimi i raporteve me Kosovën nënkupton njohje defakto të shtetësisë.

“Duhet të kemi shumë kujdes që përmes bisedimeve për normalizimin e raporteve me Kosovën, po ndodhë njohje indirekte e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.