Lajmet e fundit

Nikoliq i reagon Jahjagës edhe me fjalë

Jahjaga – Nikoliq, nga samiti Bërdo – Brioni Jahjaga – Nikoliq, nga samiti Bërdo – Brioni
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, përveç që i kthehu shpinën presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, kur ajo po nënshkruante marrëveshjen e bashkëpunimit në samitin e Bërdo-Brionit në Zagreb, ai i kishte reaguar edhe gjatë fjalimit të saj.

Sipas të përditshmes serbe “Vecernje Novosti”, Nikoliq gjatë fjalimit të Jahjagës, ku ajo po thonte se Kosova është shteti më i ri në Evropë, kishte përshpëritur duke thënë se “nuk do të arrini të krijoni shtet në tokën serbe”.
“Kosova nuk mundet të krijoj shtet pa marrëveshje me Serbinë. Në territorin ton nuk mund të krijoni shtet dhe, as nuk do të jeni pjesë e OKB”, i ka reagur Nikoliq Jahjagës, transmeton lajmi.net.
Ky nuk është i vetmi reagim i çuditshëm i presidentit serb. Ai me të arritur në Zagreb, bëri një skandal duke tentuar ta puth me zor homologen e tij kroat Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.