Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar se do të bisedojë me patriarkun serb Irinej se Kisha Ortodokse serbe (KOS), duhet ta shkelë parimin e vënë që të mos bisedojë me Prishtinën.
Nikoliq ka thënë për B92 se KOS duhet ta paraqesë qëndrimin e vet sepse në” bisedimet Beograd – Prishtinë prezantohet problemi i pasurisë së saj në Kosovë”.
“E kam ditur dhe i pari kam tërhequr vërejtjen se votimi në UNESCO do të vendosë për statusin e KOS-it në Kosovë, pasurinë dhe mbijetesën e saj. Për këtë arsye kam menduar se KOS, për këtë do të bisedoj me patriarkun Irinej, duhet të shkelë parimin që më parë ia ka vënë vetes, e ai është se Kisha Ortodokse serbe duhet të flasë me Prishtinën”, ka thënë Nikoliq.
Ai ka shtuar se shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq s’e ka kuptuar thirrjen e tij se për statusin e Kosovës duhet të deklarohen Kisha Ortodokse serbe dhe Akademia Shkencave dhe Arteve të Serbisë.