Lajmet e fundit

Nikoliq: Mund të injorojmë kërkesat për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën

Serbia ka para vetes një kapitull të veçantë në negociatat e saj për anëtarësim në BE, që kërkon nga Serbia normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Brukseli ka përgatitur një listë kushtesh për Serbinë, të cilat Serbia duhet t’i plotësoj në mënyrë që të bëhet pjesë e bllokut prej 28 shtetesh.

Por, problematike në këtë rrugëtim drejt BE-së për Serbinë mbetet Kapitulli 35, ku nga Serbia kërkohet normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Në një intervistë për “Sputnik”, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se kur vjen në pyetje ky kapitull, atëherë Serbia mund të mos veprojë në linjë me shumicën e shteteve të BE-së që e kanë njohur Kosovën.

“Mendoj se kur flasim për Kapitullin 35 që kërkon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka mundësi që ne të mos veprojmë në linjë me shumicën e shteteve anëtare të BE-së”, ka thënë Nikoliq.

“Sputnik” shkruan se Beogradi është futur në negociata për pajtim me regjionin e saj të shkëputur në vitin 2011, pasi Brukseli ka bërë presion ndaj Beogradit.

Serbia, hapin e parë për të hyrë në BE e ka bërë në vitin 2007 kur nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Beogradin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.