Kjo deklaratë Agdalit i vjen nga i dashuri i saj, këngëtari Max George.
Megjithatë, 21-vjeçarja nuk i përgjigjet dashurisë së tij në të njëjtën mënyrë, ndërsa në një intervistë të sapo publikuar në revistën “Ocean Drive”, danezja tha: “Jam shumë e re për të ditur se çfarë është dashuria”.
Ish-e dashura e këngëtarit të “Maroon 5”, Adam Levine, duket se nuk ka mësuar shumë për dashurinë nga ky i fundit, teksa shton se nuk dëshiron që të rrëmbehet më shumë ç’duhet prej ndjenjave.
“Jam vetëm 21 vjeç dhe nuk mendoj se dikush në këtë moshë di ta përkufizojë dashurinë. Nëse ndodh, ndodh, por nuk jam e shqetësuar për diçka të tillë në këtë moment. Nëse do të jetë e thënë, do të ndodhë, por për momentin jam e përqendruar në fusha të tjera”, -ka thënë Nina.
Për sa i përket ish-tëdashurit, Adam Levinë, 21-vjeçarja u shpreh se i uron më të mirat atij dhe të fejuarës së vet.