Lajmet e fundit
Nis aplikimi i veteranëve për pensionet, bllokohet hyrja e qeverisë

Nis aplikimi i veteranëve për pensionet, bllokohet hyrja e qeverisë

Dita e parë e aplikimit për pajisjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me vërtetimet përkatëse për pensionim, nuk shkoi aq mirë.

Qysh në orët e para të mëngjesit para ndërtesës së qeverisë së Kosovës, një numër i madh i veteranëve, të ardhur gati nga të komunat e Kosovës, ishin në rend për të dorëzuar dokumentet që të fitojnë të drejtën e pensionit me vlerë monetare 170 euro në muaj. Por pritja e sotme krijoi tollovi, aq sa njëri nga veteranët u bë për ndihmën e parë pas një lëndimi që morri.

Gjithë kjo tollovi, sipas veteranëve, erdhi si pasoj e mos organizimit të mirë të institucionit që i drejtoheshin. Të gjithë drejtonin gishtin nga qeveria.
Ata thanë se nëse qeveria do të dorëzonte vërtetimet nëpër komunat e tyre atëherë gjithçka do të ishte më lehtë për të dyja palët.

Një nga aplikuesit, Qazim Morina, tha për KosovaPress se që nga ora 6:30 e mëngjesit gjendet para dyerve të qeverisë. Ai tha se për tollovinë e shkaktuar, i gjithë faji është i qeverisë.

“Prej orës 6:30 jam këtu, nuk po vijmë në rend me aplikua. Fajtor është Qeveria të cilat e kanë bërë këtë tollovi. Kanë mundur që në çdo zonë me i shpërnda këto vërtetime , këto vendime edhe më kanë shty ma herët, e tash jam largu krejt prej aty, prej hekurave. Një person vetëm sa e quan për spital. Fajtor i lë udhëheqësit e qeverisë prej fillimit. Këto vërtetime, këto vendime, që na takojnë neve munden të i dërgojnë nëpër çdo komunë, dhe jo me bërë gjithë Kosovën llugë këtu para qeverisë. Rendin janë duke e mbajt brenda, por jashtë nuk ka asgjë. Jam tu prit deri në 10 të natës, Faik Fazli ka thënë me prit, e ne kemi me prit”, tha Morina për KosovaPress.

Qamili tregon se si gjatë kohës së pritjes njëri nga veteranët është alivanosur.

“U qel dera ngajten krejt, krejt u mundoshin me hy. Brenda nuk kish hapësirë për të gjithë, atëherë një njeri u alivanos edhe erdhi ndihma e parë me marrë. Katastrofë është, është dashtë me bo një zgjidhje nëpër komuna tjera e jo me u grumbull të gjithë këtu.

Ndërsa udhëheqësi i zyrës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, për KosovaPress tha se nuk duhet të shkaktohet tollovi, sepse do të punohet pa ndërprerë që të gjithë personat që vijnë për të aplikuar për vërtetimin e veteranëve, do të kryejnë punë. Megjithatë, edhe Fazliu u pajtua se aplikimi nëpër komuna do të ishte më i lehtë, mirëpo një gjë e tillë vështirë të bëhet pasi që ligji e obligon zyrën e veçantë për të lëshuar këto vendime.

“Do të ishte më e lehtë. Në bazë të ligjit që është miratuar, ligji obligon zyrën për çështje, e veçon që t’i lëshoj këto vërtetime. Ne jemi detyruar që në bashkëpunim me komisionin, sekretarin e Komisionit që ta aktivizojnë për të i lëshuar këto vërtetime kështu që në ditët në vijim unë pres që të kemi bashkëpunim edhe me disa degë, normalisht ka dreth ta marrë vërtetimin diku tjetër, t’i jemi marrin të dhënat personale të shkojnë nëpër komuna të i shpërndajnë.

Veteranët thanë se është humbur durimi. Naser Rashtiti kërkoi që aplikim për vërtetimin e veteranëve të mundësohet nëpër komunat e tyre. Dhe në rast se qeveria e vendos për një gjë të tillë atëherë ata do të largohen nga dyert e ndërtesës së qeverisë .

“Këta janë tu e bo llugë këtë punë, nuk jem ne veteranët tu e bo llugë, se me na shkep nëpër shoqata të ndryshme të Kosovës krejt vendimet i kishim marrë dhe nuk ish ardh puna kështu. Krejt llugën po e bëjnë qeveritarët. Le të vjen dikush prej qeveris le të na thonë; ‘Krejt çka janë vendimet për veteranët i shkepim nëpër shoqata të ndryshme të Kosovës’, atëherë krejt po shkona në shpi..E kanë hup durimin edhe veteranët, nuk duhet me ju nxon për të madhe”, tha Rashiti

Ndërsa udhëheqësi i tyre, Faik Fazliu, tha se aplikimi i filluar sot do të vazhdojë deri në përfundimin e këtij procesi dhe për këtë arsye nuk ka nevojë që të krijohet kjo tollovi.

Edhe në këto momente veteranët po vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së qeverisë. /KosovaPress/

   

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.