Lajmet e fundit

Nis gjykimi kundër ushtarit rus, i cili vrau një familje armene

Në Armeni, ka filluar sot gjykimi ndaj një ushtari rus, i dyshuar për vrasjen e shtatë anëtarëve të një familjeje armene, afër një bazë ajrore ruse.

Valery Permyakov, 19 vjeç, akuzohet se ka shtënë me armë zjarri në shtëpinë e familjes Avetisyan në janar të këtij viti, në verilindje të Armenisë, duke vrarë dy prindërit dhe pesë fëmijët e tyre, përfshirë këtu edhe foshnjen 6 muajshe.

Autoritetet armene është dashur të presin gjashtë muaj për pajtueshmërinë e Rusisë që të mbahet gjykimi kundër Permyakovit.

Gjykimi megjithatë po mbahet në një gjykatë brenda bazës ajrore ruse në Gyumri, aty ku edhe ka shërbyer i dyshuari.

Më 18 dhjetor, gjykatësi i rastit ka hedhur poshtë mocionin e palës armene për ta zhvendosur gjyqin jashtë bazës ajrore, duke thënë se Permyakov është qytetar rus dhe për sigurinë e tij do të kujdesen forcat ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.