Lajmet e fundit
Nis implementimi i Projektit të Ujërave të zeza që derdhen në liqenin e Batllavës

Nis implementimi i Projektit të Ujërave të zeza që derdhen në liqenin e Batllavës

batlavMinistri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur Levente Magyar, Sekretar i Shtetit Hungarez për Diplomacinë Ekonomike të shoqëruar nga Ambasadori i Holandës në Kosovë Laszlo Markusz, dhe Ambasadorja e Kosovës në Hungari, Luljeta Vuniqi.
Ministri Shala falënderoi delegacionin hungarez për përkrahjen e deritanishme dhënë nga shteti hungarez.
Po ashtu, Shala e njoftoi delegacionin hungarez me prioritetet dhe me reformat e brendshme që po bahen në këtë ministri, veçanërisht në sektorin e ujërave përfshirë Legjislacionin dhe Strategjinë e ujërave, raporton Koha.net.
Takimi kishte fokus vazhdimin e bashkëpunimit me projektet mbështetëse të Qeverisë hungareze akorduar në fushat që mbulon kjo ministri, e me theks të veçantë në sektorin e ujërave.
Palët u pajtuan që të fillohet me implementimin e Projektit të Ujërave të zeza të cilat derdhen në Liqenin e Batllavës.
Në ndërkohë ministri Shala dhe delegacioni hungarez u pajtuan në vazhdimin e bashkëpunimit dhe implementimin e projekteve të përbashkëta ashtu si deri më tani.koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.