Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit ku diskutohet për vazhdimin e seancës parlamentare pas ndërprerjes së seancave nga opozita, dy herave të kaluara me gaz lotsjellës.
Në mbledhje edhe këtë herë nuk kanë marrë pjesë shefat e grupeve parlamentare të VV’së, AAK’së dhe NISMA’s.
Gjatë diskutimit nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti nga PDK’ja, ka thënë se duhet të presim rezultatet e takimet të opozitës me Presidenten Jahjaga e pastaj të vendoset se kur thirret seanca. Ai tha se duhet lënë hapësirë Presidentes që të kryejë këtë mision që ka marr.
“Nuk mendoj se duhet të vendosim sot për vazhdimin e seancës, për shkak se duhet pritur rezultatet e takim të presidentes me opozitën”, tha Haliti.
Në mbledhjen e kryesisë nuk është lejuar prania e mediave, me arsyetimin se pas takimin do të dalin me një konferencë për shtyp në ora 15:00.