Lajmet e fundit

Nishani dorëzon “Mesharin” e Gjon Buzukut në Bibliotekën Kombëtare

Presidenti Bujar Nishani, ishte sot në Bibliotekën Kombëtare në kuadër të 95-vjetorin të themelimit të këtij institucioni. Në këtë përvjetor, Nishani ka vendosur që kopjen e “Mesharit” të Gjon Buzukut ta vendosë në Bibliotekën Kombëtare.

Kopja në fjalë iu bë dhuratë shtetit shqiptar nga Papa Françesku një vit më parë. “Meshari” ishte ekspozuar në institucionin e Presidencës, por Nishani tha se vendi më i përshtatshëm për ruajtjen e tij do të jetë Biblioteka Kombëtare. “Dua të shpreh mirënjohje ndaj kontribuuesve të Bibliotekës, të cilët gjatë gjithë kohës kanë qenë në gatishmëri për përhapjen e dijes dhe shkencës.

Në këtë përkujtim të 95-vjetorit, dëshiroj të uroj dhe të vlerësoj iniciativën tuaj, që nxitën realizimin e aktiviteteve të tilla. Një vit më parë premtova se kopja e “Mesharit” të Gjon Buzukut, të vendosej në Bibliotekën Kombëtare. Së bashku me drejtoreshën, menduam se vendi më i përshtatshëm do të ishte Biblioteka. Meshari nuk është dhurata e Presidentit por e Papa Françeskut”, tha Nishani, shkruan Gazeta Shqip.

Leave a Reply

Your email address will not be published.