Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka reaguar kundër projektligjit, i cili parasheh burgosjen e gazetarëve
“Befasues për mua si qytetar i këtij vendi, por edhe si President i Republikës u shfaq projektligji i qeverisë që kërkon rikthimin e burgimit për gazetarët me pretendimin e luftës ndaj shpifjes. Personalisht një akt të tillë e shoh me preokupim dhe shqetësim. E gjykoj kufizim të lirisë së shprehjes dhe cenim të standardeve demokratike të arritura deri më tash me kontributin e të gjitha palëve politike në vend,” ka shkruar Nishani në profilin e tij në Facebook.
Nishani ka thënë se shpifja është një gjest i ulët porse “ burgosja e një gazetari është burgosje jo vetëm e fjalës, por e vetë lirisë, është goditje e sistemit demokratik, papajtueshmëri me të,” ka shkruar Nishani.