Lajmet e fundit

Nisma: Dënimi i Çoçajt është minimal në raport me dëmet që shkaktojë

Nisma për Kosovën-dega Prizren ka inkurajuar organet e drejtësisë që të vazhdojnë me arrestime tjera në komunën e Prizrenit. Ky subjekt politik konsideron se abuzimi me sistemin e arsimit në këtë komunë nuk është lehtë për t’u rikuperuar dhe se dënimi i drejtorit Çoqaj dhe të tjerëve, është minimale në raport me dëmet e shkaktuara.

Sipas Nismës, sjelljet abuzive, nepotizmi, shkelje ligji dhe shumë fenomene të ndryshme negative, lëre më që kurrë nuk u penguan, por ato janë akoma evidente dhe si të tilla po lëshojnë rrënjë çdo ditë e më shumë në Komunën e Prizrenit.

“Aq larg pat shkuar Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren , Nexhat Çoçaj me veprimet e tij, ku përveç abuzimeve dhe keqpërdorimeve me të gjallët, abuzoj edhe me gjakun e dëshmorëve. Këta njerëz të tipit Çoqjan, gjatë qeverisjes së tyre dëshmuan se nuk din t’i trajtojnë as të gjallët e as të vdekurit, duke injoruar dëshmorët dhe duke ua vrarë shpresën edhe të gjallëve”, thuhet në komunikatën e Nismës.

“Një pushtet me një kryetar dhe shumë drejtor të dënuar për shumë vepra penale, dëshmon më së miri se sa trishtueshme është situata në komunën e Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

   

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.