Lajmet e fundit

NISMA: Këto veprime nga policia nuk guxojnë të ndodhin

NISMA për Kosovën ka reaguar për bastisjen  nga ana e policisë të zyrave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

“Presioni policor ndaj deputetëve, duke i ftuar në intervistë dhe duke i kërcënuar me arrestim deputetët Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu në lidhje me veprimet e fundit të opozitës në Kuvend janë veprime pa precedent të pushtetit aktual, veprime këto që nuk kanë guxuar asesi që të ndodhin”.

NISMA për Kosovën thonë se i  dënojnë veprimet tilla dhe i bën thirrje organeve relevante të zbatimit të ligjit që të mos lejojnë të përdoren nga politika.

“Veprimet e opozitës janë politike prandaj asnjë masë policore nuk do të mund të frikësoj dhe zmbraps opozitën e bashkuar”, thuhet në një deklaratë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published.