Nisma për Kosovën ka reaguar me anë të një komunikate për media me anë së cilës reagon për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës.
“Insistimi i mazhorancës që me çdo kusht të vazhdoj mbajtjen e seancës edhe në këto rrethana, dëshmon për humbjen totale të arsyes nga ana e tyre. Pushteti ua ka verbuar sytë. Gatishmëria e tyre për të shtypur me dhunë opozitën do ta rritë edhe më shumë gatishmërinë e opozitës për të vazhduar rezistencën”, thuhet në një komunikatë të Nismës.
“Zotimi i kryetarit se sa të jetë ai kryetar kurrë sigurimi nuk do të hyjë në kuvend sonte u pa se ka qenë vetëm në funksion të përmirësimit të imazhittë tij personal. Ai jo vetëm që urdhëroi futjen e policëve por në sallë por futi më shumë polic se sa që në sallë kishte deputet.
Apelojmë te policia e Kosovës që të mos zbatojnë urdhëra politik por të kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe vetëm mbi bazë të ligjit”, thuhet në komunikatë.