Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka folur edhe njëherë për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi,.
Ai është shprehur i bindur se kjo marrëveshje nuk mund të shkojë në Kuvendin e Kosovës, ngase sipas tij, nuk është me të vërtetë Demarkacion.
“Demarkacioni ka probleme serioze dhe në fakt nuk është demarkacion, por përcaktim i linjës kufitare dhe kjo nuk është e drejtë e komisionit shtetëror. Kufiri ka ekzistuar më herët dhe me procesin e demarkacionit ajo mund të korrigjohet deri në një për qind”.
“Kurse komisioni e ka lëshuar vijën kufitare disa kilometra më poshtë, andaj kjo marrëveshje nuk mund të vijë në Kuvend, sepse është përcaktim i kufirit të ri, por duhet që procesi të nis nga e para dhe të vendoset në mënyrë korrekte dhe tek atëherë të vijë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës”.