Lajmet e fundit

Nitaj godet Kryeprokurorin: Luftoje korrupsionin, mos u mer me deklarata politike

Deklaratat e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumnezi, i cili ka ‘kërcënuar’ deputetët e opozitës që të paraqiten në prokurori, në të kundërten sipas tij do të arrestohen, kanë ngjallur reagimin e partive opozitare në Kosovë.

Në një prononcim për ORAinfo, antari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se kryeprokurori Aleksander Lumnezi është më mirë që të merret me luftimin e korrupsionit, se sa të merret me deklarata politike.

“Sa i përket deklaratës së zotit Lumezi, më shumë do të më pëlqente të mos e kishte bërë fare, sepse sukseset dhe performanca e prokurorisë, nuk vërtetohen me deklarata publike. Unë, ka kohë që nuk impresionohem me punën e prokurorisë. Gjithë dynjaja flet për nivele të larta të krimit dhe të korrupsionit, madje edhe në nivele shtetërore, e kryeprokurori merret me veprime politike të deputetëve në Kuvend”, ka thënë Nitaj për ORAinfo.
Nitaj nuk ka dashur të deklarohet nëse deputetja e kësaj partie Donika Kadaj-Bujupi do t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

“Nëse zonja Kadaj-Bujupi duhet t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë ose jo, është çështje individuale e saj. Vendimi i takon vetëm asaj, dhe unë nuk mund ta komentojë e as të përgjigjem për të”, ka thënë Nitaj.

Gjatë ditës kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë seancave plenare, që të paraqiten në prokuori dhe të merren në pyetje, në të kundërtën, siç ka thënë ai, do të zbatohen dispozitat ligjore që çojnë në arrestimin tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.