Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me përputhshmërinë e disa pikave të caktuar të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Nitaj ka thënë se partia që ai përfaqëson e mirëpret aktgjykimin, që sipas tij është dëshmi e pamohueshme e kundërshtisë së Asociacionit me Kushtetutën, njofton Klan Kosova.
“AAK-ja e mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.
“Vlerësimi se marrëveshje nuk është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën është dëshmi e pamohueshme që kjo marrëveshje është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”.
Ai po ashtu ka kërkuar që partitë që qeverisin ta respektojnë akgjykimin, në mënyrë që vendit t’i kthehet normaliteti.
“Unë konstatoj se marrëveshja për AKS është kundër kushtetues dhe është nënshkruar i tillë, ky është aktgjykim i pa përmbytshëm”.
“Kujtoj që partitë e koalicionit duhet ta lexojnë drejtë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese ta vlerësojnë siç duhet dhe këtij vendi t’i kthehet normaliteti”.