Lajmet e fundit

Nitaj: Nëse Mustafa ka ofertë serioze për tërheqjen e marrëveshjeve, i themi PO

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka reaguar pas ofertës së kryeministrit të vendit, Isa Mustafa për dialog me opozitën. Nitaj ka theksuar për Gazetën Blic se nëse Isa Mustafa ka ndonjë ofertë serioze për tërheqjen e dy marrëveshjeve, atë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për Demarakacionin, atëherë përgjigja e AAK-së dhe opozitës do të jetë po. Në të kundërtën, sipas tij, nëse nuk do ta kenë këtë ofertë, atëherë përgjigja do të jetë negative.

“E para është për keqardhje që Kryeministri thërret dialog pas kaq shumë kohësh. Pse është dashur që të vij sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry që ai të kuptojë se dialogu është i domosdoshëm. E dyta, nëse Kryeministri Isa Mustafa ka ofertë serioze se si të tërhiqen marrëveshjet, AAK dhe opozita do të pranoj ofertën. Por, nëse ai provon që ta amnistoj veten tuj thanë Ja unë po i thërras në dialog, përgjigja do të jetë negative”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Sot, kryeministri i vendit i ka bërë ofertë direkete opozitës, për të diskutuar për dy marrëveshjet që po i konteston opozita tash e sa muaj, atë për Asociacionin e Komunave Serbe e nënshkruar në Bruksel me Serbinë dhe atë për Demarkacionin, e nënshkruar me Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.