Për Hallouin, një asteroid i frikshëm, i gjerë 2.5 km ka gjasa të bëjë një takim nga “pranë” me Tokën.
Shkëmbi hapsinor, i quajtur 2015 TB145, do të fluturojë pa rrezik për planetin tonë me 125,000 km/h, 499,000 kilometra larg nesh.Një distancë e tillë, është tre herë sa ajo e Tokës me Hënën, që do t’i mundësojë çdokujt që ka një teleskop që ta shohë eventin.Lajmin e ka bërë të ditur Nasa, përcjell Daily Mail.